Taulant Balla, ministër i Brendshëm

1 minute, 13 seconds Read

Në një lëvizje të papritur, Kryeministri Rama ka caktuar Taulant Ballën në postin e Ministrit të ri të Brendshëm, duke larguar nga detyra, Bledi Çuçin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Edi Rama uron ministrin e ri dhe shprehet se propozimet për këto ndryshime do t’ia dërgojë të hënën presidentit Bajram Begaj.

“Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të  Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim”, shkruan Rama.

E gjithë, kjo lëvizje vjen disa orë pas lënies së mandatit nga ana e deputetit socialist Rrahman Rrahja, për shkak të dhunës që familjarët e tij të afërt shkaktuan ndaj dy pjesëtarëve të fisit Maja.

Për këtë ngjarje të rëndë, raportohet se ka pasur masa dhe ndaj zyrtarëve të lartë të policisë së Krujës.

Taulant Balla aktualisht ushtron detyrën e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvend dhe atë të drejtuesit të qarkut të Fierit.

Më herët, ai ka mbajtur dhe postin e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, në të cilin e zëvendësoi Damian Gjiknuri.

Publikime te ngjashme