Parlamenti gjerman miraton mocionin kundërthënës për migracionin – pro votoi edhe AfD-ja

1 minute, 31 seconds Read

Propozimet për refuzimin e më shumë kërkuesve të azilit në kufijtë e Gjermanisë, të paraqitura nga konservatorët e opozitës, kaluan në parlament të mërkurën me ndihmën e votave nga ekstremi i djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Propozimet nuk janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga qeveria.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Një mocion tjetër nga konservatorët, të Krishterët Demokratë (CDU), me propozime të gjithanshme për një politikë të kufizuar migracioni dhe fuqizimin e autoriteteve të sigurisë, nuk mori shumicën.

Votimi ishte i ndjeshëm sepse lideri i opozitës, Friedrich Merz, që pritet të bëhet kancelar pas zgjedhjeve të 23 shkurtit, tha se ishte i gatshëm të pranojë mbështetje nga AfD për të kaluar planet e tij.

Të gjitha partitë kryesore kishin thënë më parë se nuk do të bashkëpunonin me AfD-në, shkruan reuters.

Mocioni i parë mori 348 vota pro, 345 kundër dhe 10 abstenime. Gjatë një debati të kaluar, deputetë nga blloku konservator, Demokratët e Lirë (FDP) dhe AfD, si dhe disa deputetë të pavarur, e mbështetën propozimin.

BSW, parti populiste, njoftoi se do të abstenonte. Socialdemokratët (SPD), të Gjelbrit dhe Partia e Majtë ishin kundër.

Mocioni i dytë për reforma të thella mori 190 vota pro, 509 kundër dhe tre abstenime.

Socialdemokrati dhe Kancelari gjerman, Olaf Scholz e kritikoi Merzin si një “lojtar” që nuk mund të besohet për të u bërë lideri i ardhshëm i Gjermanisë gjatë debatit të nxehtë që pasoi votimin.

Merz ka kërkuar kontrollime më të rrepta të migracionit pas disa sulmesh nga persona me origjinë migrante.

Ndryshe, dy persona u vranë në qytetin jugor të Aschaffenburg nga një i dyshuar afgan, të cilit i ishte refuzuar aplikimi për të qëndruar në Gjermani. /Telegrafi

Publikime te ngjashme