Deputeti i LDK-së, Amend Zemaj, beson se në zgjedhjet e ardhshme partia e tij do të radhitet e para, e pasuar nga Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, dhe në fund koalicioni NISMA-AAK, për të cilin pati dyshime nëse do të mund ta kalojë pragun.
“Ajo që po dëgjoj në terren është se duhet të luftojnë shumë partitë që janë pak më të vogla për ta kaluar pragun”, deklaroi Zemaj në emisionin “DPT TE FIDANI” në Klan Kosova.