Pamje që ngjajnë me apokalipsin – të tjera imazhe pas shpërthimit të vullkanit rus që mbuloi fshatra të tëra me hi

1 minute, 17 seconds Read

Një paralajmërim i aviacionit ka ndodhur pasi një nga vullkanet më aktivë të Rusisë shpërtheu dhe rezultoi edhe me një re të madhe hiri në qiell.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vullkani Shiveluch shpërtheu pak pas mesnatës me kohën lindore të Rusisë dhe ka mbytur fshatra në pluhur deri në 8.5 cm – niveli më i lartë në 60 vjet.

Ndërkohë njerëzit kanë publikuar imazhe të resë së hirit që ngrihet mbi pyje, lumenj dhe fshatra.

“Hiri arriti 20 km lartësi, reja e hirit u zhvendos drejt perëndimit dhe pati një rënie shumë të fortë të hirit në fshatrat aty pranë”, ka thënë Danila Chebrov, nga dega e Studimit Gjeofizik të Kamchatka.

“Vullkani po përgatitej për këtë për të paktën një vit… dhe procesi po vazhdon edhe pse është qetësuar pak tani”.

Ai tha se retë e tjera të mëdha të hirit nuk mund të përjashtohen të cilat tashmë kanë mbuluar një sipërfaqe prej rreth 100,000 kilometra katrorë.

Ndërkohë Ekipi i Reagimit ndaj Shpërthimeve Vullkanike të Kamchatka-s (KVERT) lëshoi një njoftim të kuq për aviacionin, duke thënë se aktiviteti i vazhdueshëm mund të prekë aeroplanët ndërkombëtarë dhe fluturaket në nivele të ulëta.

Veç kësaj, disa shkolla në gadishullin Kamchatka u detyruan të mbylleshin dhe banorëve iu tha të qëndronin brenda.

Rreth 300,000 njerëz jetojnë në gadishullin Kamchatka, i cili shtrihet në Oqeanin Paqësor në verilindje të Japonisë. /Telegrafi

Publikime te ngjashme