Një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Milot ka rezultuar me lëndime të konsiderueshme trupore dhe materiale për një familje nga Kosova.
Një makinë e tipit “Volkswagen” është përplasur me një të tipit “Mercedes Benz” dhe si pasojë e kësaj të lënduar kanë mbetur pesë persona.
Në mesin e të lënduarve ishin edhe dy fëmijë të mitur, raporton Indeksonline.
Televizioni Plus ka publikuar pamje nga ky aksident, teksa të lënduarit janë bartur me autoambulancë në Spitalin e Traumës në Tiranë.