Pacolli takohet me Halil Kastratin, planifikojnë aksione humanitare për muajin e shenjtë të Ramazanit

0 minutes, 33 seconds Read

Ish-presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli është takuar sot me humanistin Halil Kastratin me të cilin zhvilluan disa aksione humanitare për nderë të muajit të Ramazanit.

Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka uruar të gjithë që muaji i Ramazanit të iu sjell lumturi, shëndetë dhe mirësi në familje.

Postimi i plotë i Pacollit:

Sonte isha me humanistin Halil Kastrati, me të cilin radhitem disa aksione humanitare gjatë muajit të Ramazanit.

Në vigjilen e muajit të shenjtë të Ramazanit, lusim Allahun e madhërishem që ky muaj t’ju sjellë lumturi, shëndet dhe mirësi për ju dhe familjet tuaja./arbresh.info

Publikime te ngjashme