Osmani për mediumin kroat: Provat pas sulmit na dërgojnë te ushtria serbe, lidershipi serb është i paarsyeshëm

3 minutes, 59 seconds Read

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar sërish që Serbia ka kryer akt agresioni me sulmin e 24 shtatorit, dhe se përdori forcën e saj paramilitare. Në një intervistë për mediumin kroat “HRT”, ajo u shpreh që ky akt, synoi aneksimin e pjesës veriore të vendit tonë.

Në këtë intervistë, ajo u pyet mbi deklaratat e Qeverisë së Kosovës dhe presidencës se Serbia synoi aneksimin e veriut dhe përsëritjen e një skenari si në Krime.

“Po, kjo ka ndodhur. Nuk do të thoja që është në pyetje rritja e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, sepse ne po flasim për një ndarje të fajit, që është narrative e Serbisë dhe Rusisë, dhe nuk është rreth kësaj. Është një akt i agresionit i kryer nga Serbia. Në anën tjetër, ne kemi një agresor të qartë që përdor forcën paramiliatare dhe që sulmoi territorin e Republikës së Kosovës, që është viktimë e këtij sulmi. Për këtë arsye, nuk mund të flasim për një ndarje të fajit sepse Kosova në asnjë mënyrë nuk dha ndonjë motiv për këtë sulm të planifikuar.” – u shpreh ajo.

Sipas Osmanit, veprimi i Serbisë nuk do të ndalej vetëm me veriut, pasi që do ta destablizonte të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ajo madje, ka përmendur se zingjiri i provave pas sulmit që la të vrarë policin Afrim Bunjaku, dërgon te ushtria serbe.

““Po. Është një akuzë serioze ose një akt serioz. Është një akt që synoi aneksimin e pjesës veriore të Kosovës dhe nuk do të ndalej aty, por do ta destabilizonte të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Natyrisht, ligjet për të cilat flas janë të qarta. Shteti serb e ka financuar hapur Brigadën e Veriut dhe Mbrojtjen Civile për një kohë, posaqërisht muajt e fundit. Trajnimi i tyre u bë në baza të ushtrisë serbe, në “Livadhin e Pasulit” dhe baza të tjera ushtarake. Ka dokumentacion dhe material të incizuara për këtë. Industria e ushtrisë serbe prodhoi armët që ne i konfiskuam, të cilat kanë qenë të Brigadës së Veriut dhe Mbrojtjes Civile, pasi paraprakisht kanë qenë të ushtrisë serbe. Për këtë arsye, zingjiri i provave dërgon te ushtria serbe. Për më shumë, Vuçiq vetë është i lidhur me Milan Radojiçiq, i cili është lideri i atij sulmi terrorist.” – tha ajo.

Presidentja u pyet edhe mbi deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq i cili tha se “Serbia nuk përfiton nga sulmi”, megjithatë, kryetarja e shtetit u shpreh qartë se lidershipi serb nuk është i arsyeshëm.

“Kjo është tipike nga Vuçiq, nuk do të prisnim diçka tjetër nga dikush që ka qenë ministër i propagandës në Qeverinë e Millosheviqit. Ka diçka që ai e bën më së miri dhe kjo është propaganda. Pajtohem me ju, Serbia nuk përfiton nga sulmi, por është një argument i arsyeshëm. Fatkeqësisht, lidershipi serb nuk është i arsyeshëm dhe nuk e ka në mend përparimin e Serbisë, paqen dhe stabilitetin afatgjatë të rajoit. Fatkeqësisht, Serbia sot udhëhiqet nga mentaliteti i njëjtë i viteve 90-ta dhe duan që ta kthejnë pas në atë periudhë.” – u shpreh ajo.

Mesazhi për BE-në

Në këtë intevistë, Osmani duket se pati një mesazh edhe për Bashkimin Evropian. Gazetari iu drejtua presidentes me këto fjalë për kryediplomatin evropian:

“Megjithatë, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, flet për dhënien e autonomisë më të madhe serbëve në Kosovë, të cilën gjoja nuk po e jep kryeministri Kurti.”

Osmani deklaroi se për këtë s’u ra dakord në Bruksel, por për një nivel të vetëmenaxhimit për popullin serb.

Kështu, ajo deklaroise Bashkimi Evropian nuk duhet të heshtë për atë që ndodhi më 24 shtator, dhe se nuk mund të pretendohet se nuk ka ndodhur asgjë.

“Kjo s’u ra dakord në Bruksel. Objekti i marrëveshjeve të Ohrit dhe Brukselit është një e drejtë e vetë-menaxhimit për popullin serb dhe për disa parime janë rëndë dakord, në radhë të parë, me partnerin tonë kryesor, ShBA, që tregon se së pari duhet të respektohet Kushtetuta e Kosovës, nga të gjitha, dhe parimet janë të tilla që sebët mund ta ushtrojnë atë të drejtë. Kjo nuk do të thotë që ne duhet të pretendojmë se nuk ka ndodhur asgjë dhe BE-ja nuk duhet të heshtë për atë që ka ndodhur më 24 shtator.” – u përgjigj ajo.

Publikime te ngjashme