Osmani njofton se nuk do ta dekretojë Kryeprokurorin e Shtetit

1 minute, 3 seconds Read

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bën të ditur se ka njoftuar Këshillin Prokurorial lidhur me procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

Ajo thotë se ky proces nuk është zhvilluar duke respektuar procedurat kushtetuese, andaj nuk mundet ta dekretojë kryeprokurorin e ri.

“Bazuar në frymën dhe shkronjën e Kushtetutës tonë të argumentuar nga aktgjykimet e shumta të Gjykatës Kushtetuese, konsiderojë se nuk mund të kemi funksionim kushtetues të institucioneve nëse një proces nuk zhvillohet mbi respektimin e procedurave kushtetuese dhe ligjore. Sot e kam njoftuar KP lidhur më këtë vlerësim të procedurës, dhe me gjithë këto shkelje, Ligji më obligon për mosdekretim të Kryeprokurorit të Shtetit”, ka thënë Osmani në konferencën për media, përcjell teve1.info

Osmani theksoi se asnjë Gjykatë nuk i ka trajtuar ankesat nga aspekti përmbajtësor.

Sipas tha ajo, procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit është cilësuar si i parregullt e i kundërligjshëm nga të gjithë vëzhguesit e procesit, si nga organizatat vendore, ashtu edhe nga prej shumë partnerëve ndërkombëtarë.

Pozita e kryeprokurorit është me ushtrues detyre që nga prilli i vitit të kaluar, ndonëse Blerim Isufaj ishte emri i zgjedhur nga KPK-ja.

Publikime te ngjashme