Qeveria e Kosovës ka emëruar bordin e ri të SHSKUK’së në mbledhjen e sotme.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se ky emërim duhet të bëhet sepse bordit aktual i ka skaduar afati, raporton Express.
“Meqenëse bordit të SHSKUK-së i ka skaduar afati, Ministria e Shëndetësisë e konsideron si të domosdoshme emërimin e bordit të ri, i cili është përgjegjës për performancen profesionale dhe afarizimin financiar të SHSKUK’së”.
Ai tha se bordi drejtues ka për detyrë të sigurojë mbarëvajtjen e gjithëmbarshme të punëve të SHSKUK’së.
Përbërja e këtij bordi është:
Dren Boshnjaku – Qendra Klinike Universitare
Tetore Olloni – Qendra Klinike Universitare Stomatologjike
Rrezarta Bajrami – IKSHPK
Besim Demolli – Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt
Vjollca Kadolli – Shërbimi i Kujdesit Parësor Shëndetësor
Naim Bardiqi – Ministria e Shëndetësisë
Një ekspert i menaxhimit shëndetësor i zgjedhur në bazë të konkursit publik