Ministri Maqedonci: Turqia ka qenë dhe vazhdon të mbetet partner strategjik i Kosovës

1 minute, 19 seconds Read

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Yaşar Güler.

Pas takimit, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një konferencë të përbashkët me homologun turk, tha se Turqia ka qenë dhe vazhdon te mbetet partner strategjik, i ndërtuar mbi bazën e parimeve dhe si i tillë që të ndërtohet me kohë.

“Realizimi i trajnimeve edukimi i ushtarëve të rinj. Do të vazhdojmë të realizojmë marrëveshje të tilla, për të garantuar stabilitet në rajon dhe më gjerë, me theks të veçantë kam kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO. Kemi dëshmuar që jemi të vendosur në funksion të paqes që do të jetë ndërtimi i ushtrisë tonë”, ka thënë Maqedonci.

Ndërsa, ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Yaşar Güler, theksoi se ndihet i lumtur që është në shtetin aleat dhe ka përcjellë përshëndetjen e presidentit, Erdogan.

“Raportet me Kosovën vazhdojnë me stabilitet të ndërtuara në kohëra. Vizitat dhe takimet e nivelit të lartë e thellojnë bashkëpunimin tonë të lartë. E përkrahim sovranitetin e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare, me ministrinë e realizuam një takim shumë konstruktiv. Themi që dialogu është rruga e vetme e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon. Detyrën e komandantit të KFOR-it do ta realizojmë me dinjitet. Besoi se raportet dhe bashkëpunimi Kosovë-Turqi do të vazhdojnë në vitet që kemi përpara”, tha ministri turk.

Publikime te ngjashme