Osmani falenderon SHBA-të: “Kosova, partneri i zgjedhur për qendrën e re të ekselencës”

0 minutes, 49 seconds Read

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar Zyrën e Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, për përzgjedhjen e Presidencës së Kosovës si partner implementues për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se SHBA janë shembull i fuqishëm i një partneriteti të palëkundur.

“Edhe një shembull i fuqishëm i partneritetit tonë të palëkundur me Shtetet e Bashkuara”, ka thënë ndër tjera presidentja.

Postimi i plotë:

Thellësisht mirënjohës Zyrës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, për përzgjedhjen e Presidencës së Kosovës si partner implementues për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë! Edhe një shembull i fuqishëm i partneritetit tonë të palëkundur me Shtetet e Bashkuara!”, ka shkruar Osmani.

Publikime te ngjashme