Opozitari serb Gërboviq në parlamentin serb: “Sulmi në Banjskë është ende një gur i rëndë në qafën e Serbisë”

0 minutes, 43 seconds Read

Lideri i partisë opozitare serbe PSG, Pavle Gërboviq, nëpërmjet një postimi të fundit në platformën “X”, sërish e përmendi sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit të kaluar.

Ai u shpreh se sulmi në pjesën veriore të Kosovës ende është një “gur i rëndë në qafën e Serbisë” dhe kërkoi që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

Sipas tij, shteti serb ka një zgjedhje: ose do të mbrojë interesat e Milan Radoiçiqit ose interesat e serbëve në Kosovë.

“Ose do të ‘sakrifikojë’ lirinë dhe pasurinë e fituar ilegalisht të Radoiçiqit ose të ardhmen e 6.5 milionë qytetarëve të Serbisë. Fatkeqësisht, askush nuk ka dyshime se regjimi progresiv do të zgjedhë opsionin më të keq”, shkroi opozitari serb./GazetaSinjali

Publikime te ngjashme