OKB nuk deshti t’i lejonte heroinat kosovare të futen në sallë, Osmani refuzoi pjesëmarrjen pa to

0 minutes, 33 seconds Read

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ajo në ekip kishte katër gra, viktima të luftës në Kosovë, Elhame Muqolli, Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Shyhrete Tahiri.

Por burime nga Nju Jorku tregojnë se këto gra janë penguar që të hyjnë në sallën e Këshillit të Sigurimit, përkundër se ishin të regjistruara.

Megjithatë thuhet se presidentja Osmani ka refuzuar të hyjë në sallë pa to.

Por më pas gjithçka ka shkuar sipas procedurave.

Derisa lidhur me prezencën e tyre në sallë, i ashpër ka qenë Vuçiqi dhe përfaqësuesi rus në OKB.

Publikime te ngjashme