Nuk pranoi të dorëzohej, ekzekutohet nga RENEA 62-vjeçari

1 minute, 6 seconds Read

Forcat RENEA kanë ekzekutuar 62-vjeçarin e ngujuar në banesë, i cili nuk pranoi t’i dorëzohej Policisë pas plagosjes së gruas dhe djalit të tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Qesarakë të Maliqit, ku pas disa orësh tentativë për negociata, Ramiz Muçollari, nuk ka pranuar duke qëlluar ndaj efektivëve.

Kështu me ndërhyrjen e forcave të RENEA-s është kryer edhe ekzekutimi i tij.

Policia kishte shkuar mbrëmjen e djeshme në banesën e 62-vjeçarit pasi kishte marrë informacion se burri kishte plagosur me mjet prerës në këmbë bashkëshorten e tij dhe me mjet të fortë në kokë djalin e tij, Kamber Muçollari, 27 vjeç.

“Pas marrjes së këtij njoftimi, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar drejt adresës së dhënë, ku kanë konstatuar të mbyllur në banesën e tij autorin e dyshuar i cili është i armatosur me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë mbajtur të rrethuar banesën dhe kanë marrë masa sigurie, pasi 62-vjeçari ka hapur zjarr në drejtim të Policisë lokale”.

Sipas deklarimeve paraprake të marra familjarëve të tij, dyshohet se Muçollari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Mësohet se bashkëshortja dhe djali i tij janë në spital jashtë rrezikut për jetën.

Publikime te ngjashme