Momenti kur rrëmbyesi largohet nga qyteti me valixhen ku ka “paketuar” një vajzë 8 vjeçare (Video)

1 minute, 13 seconds Read

Momenti i tmerrshëm kur rrëmbyesi i një vajze të mitur ecën me valixhen ku ka paketuar viktimën e tij në rrugët e qytetit Mandaue të Filipineve, është bërë viral në rrjet.

Pamjet u publikuan pas operacionit të policisë që çoi në arrestimin e 32-vjeçarit Godiflor Rama, i cili është kujdestari i banesës ku po qëndronte 8-vjeçarja e rrëmbyer prej tij dhe prindërit e saj.

Rama e rrëmbeu Jin Nichole You, e cila ka shtetësi të dyfishtë filipinase dhe koreane teksa ajo po kthehej në shtëpi mesditës së djeshme dhe e “paketoi” në një valixhe.

Familja e vogëlushes u shqetësuan dhe ngritën alarmin kur kuptuan se ajo nuk ishte kthyer më në shtëpi. Pas kontrollit të kamerave të sigurisë së apartamentit u pa personi me kapuç brenda portave të pronës që tërhiqte zvarrë një valixhe të madhe të zezë, ku kishte fshehur vajzën.

Policia e qytetit Mandaue mori një denoncim nga prindërit e vajzës pak pas orës 17:00 dhe nisi një kërkim për fëmijën e zhdukur.

Policët gjurmuan vendndodhjen e kujdestarit që e rrëmbeu 8-vjeçaren në një apartament në të njëjtën lagje më vonë gjatë mbrëmjes dhe po aty gjetën Jin në gjendje të rëndë por gjallë.

Publikime te ngjashme