“Nuk mund ta barti barrën e gabimeve të qeverive të mëhershme”, “ti një ditë ke me u hjek prej kryeministrit, ndoshta shumë shpejt” – Kurti dhe Selmanaj përplasen në Kuvend

0 minutes, 58 seconds Read

Çështja e demarkacionit me Malin e Zi ka përplasur sot në Kuvendin e Kosovës, kryeministrin Albin Kurti dhe deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj.

Duke e pyetur rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, kryeministri Albin Kurti tha se nuk mund ta bart barrën e gabimeve të qeverive të mëhershme, ndërkaq tha se janë të gatshëm që në një moment të përshtatshëm të koordinohen me Podgoricën zyrtare për të rregulluar këtë çështje.

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit të LDK-së, Selmanaj.

“E di lojën e fjalëve që dini t’i përdorni….por po ju them kështu… Unë jam i bindur q ti s’ke me u marr me këtë temë kurrë… jam i bindur për këtë punë. Ti një ditë ke me u hjek prej kryeministrit, besoj ndoshta edhe shpejt…

Por një gjë që ke vendos në Kosovë, një standard e që ka me shku gjatë është që mashtrimin e gënjeshtrën e ke bo standard se si dikush me ardh në politikë e në pushtet”, tha deputeti. /Telegrafi

Publikime te ngjashme