Një simptomë befasuese që mund shfaqet para sulmit në zemër

1 minute, 11 seconds Read

Dhimbja e qafës që ju bën të ecni me kokën të përkulur në njërën anë mund të jetë mjaft e zakonshme dhe e padëmshme, por mund të jetë gjithashtu një simptomë e një problemi serioz.

Rreth një në pesë britanikë mendohet se preken nga sëmundja çdo vit – sipas një studimi të publikuar në British Medical Journal.

Në shumicën e rasteve, dhimbja e qafës shkaktohet nga qëndrimi i keq, një nerv i shtypur ose zënia e qafës në një pozicion të vështirë gjatë gjumit.

Megjithatë, në disa raste, dhimbja shqetësuese mund të jetë një tregues i diçkaje më serioze – siç është sulmi në zemër.

Hulumtimet kanë treguar se ndërsa 70 për qind e njerëzve e dinë se dhimbja në gjoks është një simptomë e një sulmi në zemër, më pak se 30 për qind janë të vetëdijshëm për simptomat më pak të njohura, siç është edhe dhimbja në qafë.

  • Simptoma të tjera të sulmit në zemër mund të përfshijnë:
  • dhimbje gjoksi – ndjesi presioni, rëndimi, shtrëngimi në gjoks
  • dhimbje në pjesë të tjera të trupit – mund të ndjehet sikur dhimbja përhapet nga gjoksi në krahë, nofull, shpinë dhe stomak
  • ndjenja e marramendjes
  • djersitje
  • frymëmarrje e vështirësuar
  • nauze ose të vjella
  • ndjenja e ankthit (e ngjashme me një sulm paniku)

Publikime te ngjashme