A është kjo arsyeja pse policia mori vendim për të çuar njësitë në Jarinjë?

0 minutes, 40 seconds Read

Një grup çiklistësh serbë janë mbledhur dhe organizuar në kuadër të festës së verës.

Ata janë parë me mjetet e tyre para Kuvendit të Serbisë në Beograd, ndërsa kanë lajmëruar se do të marrin rrugë për në Kosovë, përcjell lajmi.net.

Gjithnjë siç transmeton portali serb që operon në vendin tonë, Kosovo-Online, të njëjtit do të bashkohen me çiklistë të tjerë nga disa qytete.

Njëri prej organizatorëve të këtij misioni sportiv, Radeviç, në një prononcim për portalin respektiv, ka thënë se synim është mbrojtja e supozuar për vëllezërit e tyre në Republikën e Kosovës.

“Ne do të shkojmë me mision për t’i mbrojtur vëllezërit tanë atje”, tha ndër tjerash ai.

Publikime te ngjashme