Një mjek është gjetur i vrarë me thikë para poliklinikës në lagjen Zhelezara, në Shkup.
Mjeku është goditur 9 herë me thikë nga një autor ende i panjohur.
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut përmes një kumtese me shkrim njoftoi se mjeku është gjetur pa shenja jete nga djali i tij, i cili ka filluar ta kërkojë pasi nuk është kthyer nga puna në shtëpi.
“Mjeku 67 vjeçar me inicialet A.T. nga Shkupi është gjetur me plagë nëpër trup në automjetin e tij “Kia” me targa të Shkupit, i ciki ka qenë i parkuar në parkun e ndodhur afër klinikës” ka njoftuar përmes një kumtesë Ministria e Brendshme, e cila po punon për zbardhjen e rastit.
Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.
Në shenjë revolte për shkak të vrasjes së mjekut në “Zhelezarë” dhe mungesës së sigurisë së mjekëve, mjekët privatë kanë paralajmëruar se të hënën prej orës 12 deri në 16 nuk do të punojnë me pacientë./rtk