Ngritet alarmi pas konflikteve të fundit në veri, Kelmendi thotë se është hapur ‘Front i ri lufte’, ja shtetet që do ta ‘pësojnë’ pas Kosovës!

1 minute, 46 seconds Read

Gjatë ditës së djeshme, gupe qytetarësh, pjesëtarë të komunitetit serb në veri të Kosovës, kanë tentuar të pengojnë kryetarët e rinj të hyjë në këto objekte.

Kjo ka nxitur më pas edhe reagimin e Policisë së Kosovës, e cila hodhi gaz lotsjellës në hyrje të komunës së Zveçanit për të shpërndarë turmën e cila hodhi gurë mbi pjesëtarët e policies dhe i vuri flakën të paktën një makine të policisë.

E për këto zhvillime, kishte reagime të shumta, ku ndërkombëtarët (SHBA dhe BE) kritikuan Qeverinë e Kosovës për nxitje të tensioneve dhe dhunë, ndërsa për qytetarët serbë që sulmuan pjestarët e Policiës së vendit tonë, nuk e thanë asnjë fjalë.

Profesori dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi në një prononcim për gazetën “Bota sot”, komentoi këto zhvillime në veri të vendit.

Fillimisht, ai u shpreh se me me ‘urdhër’ të marrë nga Moska, Daçiq, Dodik e Vulin po tentojnë të hapin një front lufte në Ballkan.

“Fronti i ri i luftës në Evropë, në Ballkan, ështe pikësynimi i neoimperiqliatëve ruso-serb. Këtë detyrë e mori Daçiq, Dodik e Vulin në Moskë.

Këtej shkon lëvizja e ushtrisë serbe drejt kufirit me Kosovë. Në anën tjetër, janë veprimet kriminale të bandave serbe në veri të Kosovës, këtë e dinë në Bruksel, në Uashington dhe në qendra tjera. Prandaj, ejani o “burra” ta kritikojmë Kosovën, sepse është e dobët.

Mos e prekni Serbinë se hap luftë të re në Evropë! Vallë kaq të marrë mendojnë jashtë se janë shqiptarët! Jo. Nuk flasë këtu për z. Rama, që fare nuk është bashkë me realitetin, që aktualisht është në Kosovë. Z. Rama ka humbur kontrollin psikologjik”, deklaroi ai.

Sipas tij, për ta zgjidhur këtë çështje, Kosova ka dy rrugë, e që në këtë rast ka zgjedhur rrugën e ruajtjes së tërësisë territoriale të shtetit.

Publikime te ngjashme