Kongresmeni amerikan thotë se SHBA qëndron përkrah Kosovës, Sekretari Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë!

0 minutes, 53 seconds Read

Kongresmeni amerikan nga Iowa, Zach Nunn, ka reaguar pas deklaratave të sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, i cili të premten kritikoi ashpër Qeverinë e Kosovës, pas aksionit të policisë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, për të mundësuar hyrjen e kryetarëve të ri në objektet e komunale, me ç’rast pati përplasje mes policisë dhe protestuesve.

“SHBA: Qëndrojmë me Kosovën, një demokraci e re dhe një aleate e palëkundur të SHBA-së – si me stacionime jashtë vendit, ashtu edhe duke mirëpritur të evakuuarit afganë (si një nga shtetet e pakta në Evropë). Sekretari Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë”, theksoi Nunn.

Të premte Blinken shkroi në në Twitter se “dënon fuqishëm veprimet e Qeverisës së Kosovës”, e cila sipas tij “po përshkallëzon tensionet në veri dhe po shton jostabilitetin”.

”I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurtit të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE”, kishte shkruar Blinken.

Publikime te ngjashme