“Nëse ky është Bashkimi Evropian, më mirë të mos e kemi”, Presidenti kroat kritika Greqisë për 101 huliganët e arrestuar

0 minutes, 45 seconds Read

Raportet greko-kroate nuk duken aspak të ngrohta pas ngjarjes së javës së shkuar në Athinë, ku një tifoz i AEK-ut u masakrua për vdekje nga grupi i huliganëve “Bad Blue Boys”, që mbështesin Dinamon e Zagrebit.

Pas arrestimit nga autoritetet greke të mbi 101 tifozëve kroatë, ka qenë Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili ka shpërthyer në kritika të vazhdueshme ndaj Athinës zyrtare.

Milanoviç në reagimin e fundit mbi ngjarjen ku u vra Michalis Katsouri, ka thënë se autoritetet greke po i trajtojnë tifozët e Dinamo Zagrebit sikur të ishin robër lufte.

“Ligji nuk respektohet. Ata i trajtojnë këta njerëz si robër lufte. Po të isha kryeministër do të mendoja se çfarë mund të bëja. Nuk është e thjeshtë. Duket si ligji i luftës. Ata trajtohen si një njësi e robëruar”, theksoi Milanovic.

Publikime te ngjashme