Nëse dëshironi të pini shpesh kafe të zezë, është e mundshme që keni tipare psikopatike dhe sadiste

1 minute, 10 seconds Read

Kafeja e preferuar ka lidhje edhe me karakteristika të caktuara psikologjike, ka treguar një hulumtim austriak.

Ata të cilët e pinë kafen e ëmbël zakonisht janë të kujdesshëm dhe të këndshëm. Nëse jeni në shoqëri me dikë që pi kafe krejtësisht të zezë, mbase duhet sa më parë të ikni.

Design Plus Carousel Ad

Hulumtimi i universitetit “Innsbruck” në Austri ka zbuluar lidhjen midis kafes më të preferuar dhe karakteristikave njerëzore. Ka rezultuar që kafen e zezë të pastër më së shpeshti e pinë njerëzit me tendenca psikopatike dhe sadiste.

Hulumtimin shkencëtarët e kanë bërë në 1.000 njerëz; ata vlerësuan se cila kafe u është më e preferuar dhe kanë bërë teste psikologjike, shkruan “Reader’s Diest”, përcjell Telegrafi.

Karakteristika sadiste dhe psikopatike kanë treguar njerëzit të cilët e duan kafen e hidhët. Ata që duan kafen e ëmbël dhe me qumësht dhe me shije të tjera të ëmbla, përgjithësisht janë të prirë që të pajtohen me mendimet e të tjerëve dhe theksohen për nga simpatia, bashkëpunimi dhe dashamirësia.

Hulumtuesit theksojnë edhe që lidhja është më e theksuar midis ushqimit të hidhët dhe sadizmit të përditshëm, ndërkaq ata konsiderojnë që kjo gjendje me siguri me kalimin e viteve do të jetë edhe më e keqe./Telegrafi

Publikime te ngjashme