Neo f’ashisti Petkoviç me gjuhë të ashpër i reagon Kryeministrit Kurti

1 minute, 34 seconds Read

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviq i ka reaguar kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, pasi ky i fundit ka shkruar rreth ushtrimeve të ushtrisë serbe në Batajnicë, vend ku regjimi i Millosheviqit kishte fshehur trupat e qindra shqiptarëve të vrarë.

Petkoviq ka thënë se Kurti flet për personat e zhdukur, por sipas tij “s’po bën asgjë për 9 lokacione me serbë të varrosur”.

Ai po ashtu ka thënë se Kurtit dëshiron të bëhet si “Okupatori Gauleiter”, referencë kjo për një lider rajonal gjatë kohës së nazizmit.

“Ju Albin Kurti flisni për persona të zhdukur dhe nuk do të hetoni asnjë nga 9 vendet me serbë të varrosur. Vetëm një plehrë mund të thotë diçka të tillë. Ju dëshironi të jeni Gauleiter okupator nesër në veri të K&M, me pushkë, kontejnerë dhe 1% shqiptarë. Turp të kesh”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Kurti ka thënë se në vend të ndërtimit në Batajnicë të një memoriali për viktimat e fshehjes në një varr masiv të 744 shqiptarëve, Serbia po zhvillon “stërvitje ushtarake”.

Sipas tij, “trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset”.

“Në një varr masiv në Batajnicë, u fshehën trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës, përfshirë këtu edhe 46 anëtarë të familjes Berisha. Në vend të një memoriali për viktimat e luftës, aty Serbia po zhvillon stërvitje ushtarake për “Ditën e Forcave të Armatosura”. Trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset”, ka shkruar Kurti.

Sot, Serbia organizoi një ekspozim të kapaciteteve të saja ushtarake në aeroportin ushtarak të Batajnicës, ku morën pjesë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, si dhe kreu i Republika Sërpskas, Millorad Dodik.

Publikime te ngjashme