Nëna e tij ishte mësuesja e Luizit, Gerti zbulon ‘bëmat’ e fëmijërisë së këngëtarit

0 minutes, 45 seconds Read

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Luizi zbuloi se kishte pasur mësuese nënë e Gertit, një tjetër banor.

I ftuar në rubrikën “Dielli apo Hëna” në “E Diell”, Gert izbuloi se në fillim nuk e ditne, por më pas nëna e tij i ka treguar se Luizi ishte një fëmijë shumë i shkathët, i lëvizur që shpesh bënte dhe zhurmë gjatë mësimit.

“Fillimisht nuk e dija që Luizi ishte nxënësi i mamit tim. Pastaj pasi dola, e kam pyetur pse nuk më ke treguar. Ajo më tha se më kishte thënë.

Pastaj më tha se Luizi ishte i shkathët, i lëvizur, bënte zhurmë, bënte lojëra. Ai ka qenë shumë i vogël në atë kohë dhe nuk ka pasur ndonjë gjë për të treguar.”– tha Gerti.

Publikime te ngjashme