Kryeministri Edi Rama do të nisë ditën e nesërme një tur ballkanik, në datat 6 dhe 7 korrik, ku do të zhvillojë takime në Beograd, Sarajevë, Prishtinë, Shkup e Podgoricë.
Kreu i qeverisë mësohet se do ta nisë turin me Maqedoninë e Veriut dhe më pas do të shkojë në Kosovë, ndërsa ditën e premte ai pritet të jetë në Mal të Zi, Serbi dhe Sarajevë.
Zbardhet axhenda, Rama nis turin Ballkanik nga Maqedonia e Veriut, ja kë pritet të takojë në Kosovë
Kurti kushtëzoi takimin me Ramën, ku i kërkoi këtij të fundit zhvillimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive, pasi përndryshe nuk e takon.
Duke e cilësuar si të paarsyeshëm vendimin e kryeministrit shqiptar për të anuluar mbledhjen e dy qeverive që ishte parashikuar të mbahej më 14 qershor në Gjakovë, Kurti u shpreh se do të mirëpriste Ramën të zhvillonin mbledhjeve e të firmosnin 13 marrëveshjet e përbashkëta për të cilat ishin dakordësuar më parë.
Kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takime me krerët e shteteve përkatëse në kuadër të Procesit të Berlinit rolit që do të ketë nisma “Open Balkan” në këtë proces. Në turin e tij të takimeve kryeministri Edi Rama do të shoqërohet nga një pjesë e kabinetit të tij qeveritar.