Nëna e Deharit inkuadrohet në emision dhe i drejtohet Sylë Hoxhës: “S’kam qejf me ta dëgju as zanin”

1 minute, 4 seconds Read

Nëna e Astritit, Xhemile Dehari, u inkuadrua direkt në emision, për të dhënë versionin e saj e për ta kundërshtuar ish-kryeprokurorin Sylë Hoxha.

“Sylë Hoxha e di shumë mirë se çka punu e qysh ka punu. Para disa jave, me një emision e pash, tha më ka detyru kryeprokurori Lumezi me lexu atë farë deklarate. 12 ditë pas vrasjes së Astritit, ka dalë ka thënë se është vetëvrasje. Po e përmendi edhe raporton e Mjekësisë Ligjore. Përse nuk e lexoi raportin e mjekëve të pavarur ai asnjëherë? Këtij po i drejtohna, përse nuk e ka lexu atë raport për me pa se qysh paska qenë?”, tha ajo në Klan Kosova.

“Edhe në raportin e Mjekësisë Ligjore, e kam lexu edhe unë, nuk shkruan që është vetëvrasje. Konstatimi i Sylë Hoxhës është vetëvrasje, konstatimi i tij i vet, personalisht”, tha zonja Xhemile mes tjerash, për të shtuar: “Nuk kam qejf me ia ndëgju zanin, po të tregoj drejt, as nuk du me ia ndi zanin e as fytyrën me ia pa. Ju lutem, nuk du që ai me u përgjigj”, tha nëna e të ndjerit Dehari duke iu referuar Sylë Hoxhës.

Publikime te ngjashme