Huqja e Vedatit për gjuhët zyrtare në Kosovë – Reagon ashpër politikani egjiptas

0 minutes, 57 seconds Read

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha, ka reaguar ashpër ndaj banorit të Big Brother Kosova, Vedat Bajramit, ku ky i fundit gjatë një sfide ia kishte huqur duke thënë se njëra prej gjuhëve zyrtare në Kosovë është ”Gjuha e komunitetit Rom, Ashkali, Egjiptian”.

Berisha ka shkruar se është një tmerr dhe kjo ndodh kur përfaqësuesit e Egjiptianëve dhe Ashkalive nuk e promovojnë identietin dhe vlerat e përkatësisë së tyre etnike.
“Komunitetet Egjiptian dhe ai Ashkali në Kosovë po trajtohen si komunitet Rom! Figura publike, Vedat Bajrami thot se njëra prej gjuhëve zyrtare në Kosovë është ” Gjuha e komunitetit Rom, Ashkali, Egjiptian”.

Çfarë gjuhe paskem ne pos gjuhës shqipe? TMERR i vërtetë,”, ka shkruar ish debuteti Berisha.

Tutje ai ka shtuar se është i shqetësuar për këtë gjendje.

Reagimi i plotë i Veton Berishës:

Komunitetet Egjiptian dhe ai Ashkali në Kosovë po trajtohen si komunitet Rom! 🔴

➡️Figura publike, Vedat Bajrami thot se njëra prej gjuhëve zyrtare në Kosovë është ” Gjuha e komunitetit Rom, Ashkali, Egjiptian”…!!!!

Publikime te ngjashme