Në ditën kur u desht të kërkonte falje, Vuçiç kërcënon: “Në ditët në vazhdim vendosim se si do t’i përgjigjemi Kosovës, pavarësinë s’e pranojmë kurrë”

1 minute, 22 seconds Read

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në vazhdim të konferencës së tij së tij ka thënë se Serbia kurrë nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës.

“Mund t’i vrisni të gjithë serbët, të gjithëve mund ta na vrisni, por kurrë nuk do ta pranojmë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.

Tutje ai ka thënë se pas gjithë këtij kaosi, janë të gatshëm të flasin me përfaqësuesit e Kosovës.

“Ne mund të flasim pa ndërprerë, por kurrë nuk do të ketë pranim as formal e as joformal të Kosovës si shtet”, tha Vuçiq.

I pyetur se si nuk e din se nga ka ardhur i gjithë ai armatim në veri të Kosovës dhe uniformat ushtarake, Vuçiq është mund të arsyetohet duke mashtruar se kinse nuk e ka idenë.

“Ato nuk janë uniforma as të ushtrisë e as të policisë serbe. Uniformat e tilla mund të blihen në treg sot. Edhe Armatimet gjenden kudo që kërkon dhe mund të blihen edhe ato. Dhe për shkak të dhunës së Prishtinës në veri, ka njerëz që duan të organizohen dhe të rezistojnë”, tha ai.

I pyetur se cila do të jetë kundërpërgjigja e Serbisë ndaj Kosovës, Vuçiq tha se në ditët e ardhshme do të merr vendime të vështira.

“Në ditët e ardhshme do të marrim vendime të vështira, i kemi analizuar të gjithë. Vendimin se si do ta mbrojmë popullin tonë do ta marrim në ditët në vazhdim”, tha ai.

Publikime te ngjashme