E hëna, ditë zie në Kosovë

0 minutes, 44 seconds Read

Dita e hënë e 25 shtatorit do të jetë ditë zie shtetërore, në nderim të policit Afrim Bunjaku, që u vra në orët e para të së enjtes në veri.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim bazuar në Kushtetutën e Kosovës, derisa u tha se Protokolli do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Publikime te ngjashme