National Geographic: Plazhet e Shqipërisë që do të triumfojnë këtë verë

1 minute, 38 seconds Read

‘National Geographic’ i seksionit të Spanjës i ka kushtuar një artikull bukurive natyrore të Shqipërisë, që këtë verë premton të ketë numër të lartë të turistëve.

‘National Geographic’ e cilëson Shqipërinë si vendin e bukur ballkanik që po fillon të konsiderohet si panjohur e Mesdheut.

“Shqipëria ka gjithçka për t’u bërë plazhi më i lakmuar në Europë, me plazhe spektakolare. Riviera shqiptare ka një shtrirë në një vijë të mrekullueshme bregdetare, ku shfaqen mbetje arkeologjike, histori emocionuese, kulturë dhe gastronomi e pasur, të cilat mund të gjenden në plazhet më të mira të Shqipërisë”, shkruhet në artikull.

‘National Geographic’ rendit plazhet e bukura të jugut të Shqipërisë si atraksione turistike.

Ksamili, Borshi, Gjipeja, Dhërmiu, Jala, Lukova, Kakomeja, Porto Palermo e Qeparoi janë për ‘National Geographic’ plazhet e bukura të Shqipërisë që “do të triumfojnë këtë verë”.

Artikullin ‘National Geographic’ e ka shpërndarë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se një vit më parë Shqipëria u vizitua nga 45 mijë turistë spanjollë.

https://viajes.nationalgeographic.com.es/a/playas-albania-que-triunfaran-este-verano_18092?fbclid=IwAR0Jgg15QQt1PDVRW2wV4h6dvYpGKHtS2G8CEl3t2-WX6dxhjF2lqYI1CzQ

“National Geographic” zbulon Shqipërinë përmes rivierës së saj për publikun spanjoll, në vijën e së cilës shpalosen plazhe spektakolare, fshihen gjire sekrete, ndodhen gjurmë arkeologjike dhe shijohet kuzhina e papërsëritshme, të gjitha në këtë artikull që është një ftesë e parefuzueshme për të kaluar disa ditë në parajsën e panjohur të Mesdheut, siç na quan gjiganti i medias botërore. Vitin e kaluar, mbi 45 mijë turistët spanjollë që vizituan Shqipërinë ishin “surpriza” e tregjeve të reja turistike që po eksplorojnë vendin tonë, ndërsa për muajt janar-prill 2023, na kanë vizituar 92% më shumë vizitorë nga Spanja, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Publikime te ngjashme