“Narkoshtetin në Shqipëri e mbolle ti”, Berisha reagon pas deklaratave të Ramës për investigimin e RAI3

2 minutes, 12 seconds Read

“Edi Rama, nuk ta solli RAI3 narkoshtetin, nuk ta solli Sali Berisha narkoshtetin, e mbolle ti o kriminel.”

Ky ishte mesazhi që kreu i PD-së së Rithemelimit, Sali Berisha pati pas reagimit të kryeministrit Edi Rama për investigimin e televizionit italian Rai3 për lidhjet e qeverisë shqiptare me krimin.

“Sot me gjuhë ordineri, Edi Rama i goditur moralisht për vdekje, kërkoi të paraqesë dokumentarin e RAI-t si eksport të Tiranës, si produkt apo eksport i opozitës shqiptare. Ky është një mashtrim i madh sa vetë mali i Dajtit. Narkoshtetin në Shqipëri nuk e solli RAI3, nuk e solli as mafia siciliane apo Ndragheta, Sacra Corona Unita.

“Narkoshtetin në Shqipëri e solli vetëm dhe vetëm Edi Rama me kriminelët e tij. Dhe me narkoshtetin, instalimin e tij, Edi Rama kreu krimin e dytë më të shëmtuar në historinë e kombit shqiptar pas atij të parit që tejkalon çdo krim dhe mynxyrë kombëtare dhe që lidhet me shpopullimin e Shqipërisë, largimin sipas INSTAT nga viti 2014-2022 të mbi 1 milion shqiptarëve, krim gjenocidal ndaj kombit tonë që është vepra më e zezë e një pushtuesi në historinë tonë kombëtare.”

Sipas Berishës, në ndihmë të shefi të qeverisë shqiptare ka qenë Fondacioni për Shoqërinë e Hapur i manjatit George Soros, një binom që ish-kryeministri nënvizon se e ka denoncuar ndër vite për shkak se implementoi në vend strukturën e mafias kolumbiane.

“Ndërtimin e narkoshtetit të vetëm dhe të parë në Europë e kanë denoncuar 6 vitet e fundit mediat më të mëdha të botës në SHBA, në Kanada, Gjermani, Britaninë e Madhe, Francë, Holandë, Suedi, Zvicër, Danimarkë, Austri, Greqi, Itali etj. Dhe së fundmi e denoncoi në mënyrën më të faktuar, më të fuqishme emisioni Raport i RAI3 duke i bërë një shërbim të jashtëzakonshëm kombit shqiptar, zgjimit të ndërgjegjes së tyre”.

“Edi Rama, të them këtu para shqiptarëve se unë nuk e mohoj, por e kam për përgjegjësi që jam ndër të parët në Shqipëri  dhe në botë që kam dënuar narkoshtetin në këtë vend. Edi Rama, e kam denoncuar atë sepse kam mësuar se me mentorin tënd, armikun e egër të demokracisë shqiptare, Xhorxh Soros, ishe lidhur me Bogotën dhe me zyrtarët e atij vendi dhe do importoje këtu modelin kolumbian, do krijoje me doktrinën e Sorosit të rrënimit të kombit shqiptar, në Shqipëri, Kolumbinë e Europës”, shkroi Berisha.

Publikime te ngjashme