Musliu- Shoshi pas deklaratës së Osmanit: Është dashtë ta shpërfaq të vërtetën e keq-qeverisjes së Albinit shumë më herët

0 minutes, 39 seconds Read

Pas deklaratës së sotme të presidentes Osmani rreth mosinformimit nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla e cila ditë më parë kishte dërguar një letër në Këshillin e Evropës kanë pasuar reagimet nga personalitete të shumta.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se Presidentja, si përfaqësuese e unitetit të popullit, është dashur të shpërfaqë të vërtetën e keq-qeverisjes së Albinit, shumë më herët.

“Më mirë vonë se kurrë! Presidentja, si përfaqësuese e unitetit të popullit, është dashtë të shpërfaq të vërtetën e keq-qeverisjes së Albinit shumë më herët. Tashmë dëmi është bërë, por e vërteta e dështimit po dihet qartë!”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Publikime te ngjashme