Muja shtjellon teorinë e Lajçakut: Është shumë e thjeshtë

0 minutes, 47 seconds Read

Deputeti i LVV-së, Armend Muja, ka thënë se teoria e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është shumë e thjeshtë.

Sipas tij, diplomati sllovak po dëshiron një qëndrim kushtetues dhe një jokushtetues të arrijnë mes, “thuajse kushtetutshmëria është mes aritmetik”.

“Apo edhe më tutje, një përfaqësues që do zgjidhje mes kartës së Këshillit të Evropës dhe Republika Srpskas në Bosnjë, një kompromis mes vlerave të BE-së dhe Dodikut të Putinit e Vuciqit. Pra, vlerat evropiane vs vlerat proruse”, shkroi ai në Facebook.

Ligjvënësi i pushtetit thotë se Kosova është me vlerat evropiane dhe rregullat janë përbrenda Kushtetutës së Kosovës.

“Për Republikën e Kosovës gjërat janë të qarta, ne jemi me vlerat evropiane dhe rregullat janë përbrenda Kushtetutës së Kosovës. Të drejtat nuk janë mes artimetik mes të mirës dhe të keqes”./paparaci

Publikime te ngjashme