Serbët thonë se KFOR-i iu premtoi tërheqjen e njësive speciale nga veriu në orën 15:00

0 minutes, 40 seconds Read

Përfaqësuesi i Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Zveçanit, Dragan Nedeljkoviq ka thënë se serbët që u ndaluan dje në Zveçan, ende nuk janë liruar, duke shtuar se sipas premtimeve të KFOR-it, të gjithë pjesëtarët e njësive speciale të Kosovës do të tërhiqen sot deri në orën 15:00.

Nedeljkoviq ka njoftuar gazetarët se mbrëmë rreth orës 21:30 përfaqësuesit e Listës Serbe kanë biseduar sërish me komandantin e KFOR-it, i cili u ka thënë se janë në pritje të shkresave për lirimin e serbëve të ndaluar.

“Sipas informacioneve që kam, ata nuk janë liruar ende. Fakti është se KFOR-i ua ka dorëzuar menjëherë shqiptarëve”, tha Nedeljkoviq, përcjell Insajderi.

Publikime te ngjashme