Muja për rastin Tomaniq: 24 orë, asnjë reagim ndërkombëtar

0 minutes, 58 seconds Read

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka reaguar të shtunën për mosreagimin nga liderët e bashkësisë ndërkombëtare kundër djegies së dyqanit të nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniq. Muja në rrjetin social X thotë se janë bërë 24 orë nga sulmi, dhe nuk ka asnjë reagim ndërkombëtar.

“Kanë kaluar mbi 24 orë nga djegia e dyqanit të nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniq. Natasha është një serbe e Kosovës. Deri më tani askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk ka reaguar e as nuk e ka dënuar sulmin”, shkruan Muja, që është edhe kryetar i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere në Kuvendin e Kosovës.

Kujtojmë se një ditë më parë, persona të panjohur kanë djegur lokalin e nënkryetarja e Zveçanit, Natasha Tomaniq. Kjo e fundit akuzoi Listën Serbe, e cila mbledh numrin më të madh të serbëve në Kosovë, për djegien e lokalit të saj. Ndërsa Lista Serbe e mohoi këtë, duke e konsideruar këtë si “zjarrvënie të qëllimshme”.

Publikime te ngjashme