Miratohet zbritja prej 100 eurosh në faturën e tatimit në pronë

0 minutes, 52 seconds Read

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në lexim të dytë plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Pronën e Paluajtshme dhe Projektligjin për Skemat Pensionale.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se Ligji i ri për Tatimin në Pronën e Paluajtshme parasheh mundësinë për të përfituar nga zbritja e faturave të vitit 2023 deri në 100 euro.

“Mundësinë për të përfituar nga zbritja e faturave të vitit 2023 deri në 100 euro; lirime tatimore për banimin primar dhe tokën bujqësore; kufizim të përllogaritjes së interesit që të mos tejkalojë vlerën e detyrimit tatimor; zbritje të shkallës së poshtme tatimore për vitin 2024; dhe fillimin e aplikimit të tatimit progresiv nga viti 2025”, ka shkruar Murati.

Tutje, ai ka shtuar se Ligji i ri për Skemat Pensionale parasheh që pensionistëve t’u llogaritet periudha nga koha kur janë larguar nga puna e deri më 1 janar 1999, drejt plotësimi të kushtit prej 15 vitesh.

Publikime te ngjashme