I vetëvrari në Prishtinë është djali i një polici, kjo është vetura ku dyshohet se kreu aktin

0 minutes, 55 seconds Read

Një person i moshës 28-vjeçare ka kryer vetëvrasje sonte në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është djali i një polici.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, derisa thonë se trupi i pajetë u gjet në një veturë.

“Rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një veturë në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull, rreth 28 vjeç. Përkundër që mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje, policia me kujdes të shtuar po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e  shtetit ka nisur një hetim  mbi vdekjen”, tha Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Indeksonline.

Publikime te ngjashme