Miratohet Projektligji i ri për KPK-në

0 minutes, 32 seconds Read

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin e ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pasi versionin e parë e shfuqizoi Gjykata Kushtetuese.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky projektligj parasheh reformë në KPK, synon eliminimin e grupeve të interesit dhe korporatizimit brenda KPK-së, eliminimin e ndikimeve politike dhe synohet përmbushja e mandatit kushtetues të KPK-së.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar me prioritet këtë çështje. Ajo ka thënë se në projektligj parashihet që si anëtarë të përhershëm të Këshillit të jenë 7 prokurorë, tre prej tyre të zgjedhur nga Kuvendi.

 

Publikime te ngjashme