Mustafa pyetet në Speciale për informacionet që ia dha shkrimtarit Zhitia për të shkruar libër për Zonën Operative të Llapit

2 minutes, 13 seconds Read

Rrustem Mustafa i njohur si Komandant Remi do të vazhdojë edhe sot dëshminë në Gjykatën Speciale.

Gjatë vazhdimit të marrjes në pyetje Mustafa u pyet lidhur me informacionet që i kishte dhënë shkrimtarit Skender Zhitia për ta shkruar një libër.

Ai tha se intervistë nuk i kujtohet të ketë pasur me Zhitinë, por se bisedë rreth librit po.

Prokruroja: A e njihni ju një person me emrin Skender Zhitia?

Mustafa: Po

Prokuroja: Si e njeh atë?

Mustafa: Ushtar dhe më vonë epror i UCK-së

Prokurorja: Në Zonën e Llapit

Mustafa: Po

Prokurorja: A ju ka intervistuar ju kur po e përgatiste një libër për Zonën Operative të Llapit.

Mustafa: Ka folur për librin, intervistë nuk po më kujtohet por ka folur për librin me mu

Prokurorja: A e keni parë librin e tij që është botuar në citin 2008 e që mban titullin “Ushtria Çlirimtare e Kosovës – Zona Operative e Llapit”?

Mustafa: Po

Prokurorja: A keni një kopje të këtij libri

Mustafa: Besoj po

Prokurorja: Dëshirojë që të paraqitet në ekran një provë materiale. Lidhet me diskutimin qe sapo patëm. E shikoni që aty përmendi ju si një burim informacioni kur ai po e hartonte këtë dokument?

Mustafa: Po

Prokurorja: Thatë në disa raste që nuk ju kujtohen disa gjëra, prandaj t’i shohim tani. Kur po diskutonim dje për sektorët thatë fillimisht se Fatmir Humolli se ishte caktuar për sektorin e moralit. Pastaj thatë që i ngatërruar sektorët dhe dhatë emër tjetër për këtë, Valon Murati. Shohim këtu se në fakt, Fatmir Humolli thuhet këtu që është përgjegjës për sistemin e ndërlidhjes, pra ishte shef i këtij sektori për çështje morale dhe politike. Kështu?

Mustafa: Po kështu.

Prokurorja: Në pjesët e tjera të librit nuk do t’i paraqesë këtu por përmendet në një poshtëshënim, Valon Murati si pjesëtar i sektorit të informimit?

Mustafa: Po.

Prokurorja: Po në atë faqe shikohet pseudonimi bali për Hamit Haliti. Ju kujtohet?

Mustafa: Po

Prokurorja: Thuhet se policia ushtarake e ka pasur kodin “Zjarri” kështu ka qenë?

Mustafa: Po mendoj që duhet me qenë kështu po nuk po më kujtohet. Se zjarri është interesant si emër.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka filluar dje dëshminë para Gjykatës Speciale, në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky është gjykimi kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Publikime te ngjashme