Business woman Truong My Lan, front center, attends a trial in Ho Chi Minh City, Vietnam on Thursday, April 11, 2024. The real estate tycoon may face the death penalty if convicted of allegations that she siphoned off an amount of $12.5 billion, nearly 3 percent of Vietnam's 2022 GDP, in its largest financial fraud case. (Thanh Tung/VnExpress via AP)

Miliarderja dënohet me vdekje: Grupi i saj vodhi më shumë se 40 miliardë dollarë

1 minute, 7 seconds Read

Investitorja miliardere vietnameze Truong Mi Lan u dënua me vdekje sot në një gjykatë në qytetin Ho Chi Minh në Vietnamin jugor për mashtrim bankare shumë miliarda dollarësh në gjyqin më spektakolar në historinë e Vietnamit, raportoi media shtetërore Thanh Nien.

Truong My Lan (67), e cila ka origjinë kineze, u dënua për grabitjen e një prej bankave më të mëdha të Vietnamit, Saigon Commercial Bank, në shumën prej 44 miliardë dollarësh gjatë një periudhe 11-vjeçare dhe ajo i mohon akuzat, raportoi BBC.

Prokurorët thirrën 2700 persona për të dëshmuar gjatë gjyqit, ku përfshiheshin 10 prokurorë të shtetit dhe rreth 200 avokatë. Materiali dëshmues ishte në 104 kuti me peshë totale prej gjashtë tonësh.

Përveç Truong Mi Lan, 85 persona të tjerë kanë dalë në gjyq dhe 13 të tjerë përballen me dënimin e mundshëm me vdekje. Ajo u dënua gjithashtu për ryshfet për t’u siguruar që kreditë e saj nuk do të kontrolloheshin kurrë dhe një nga të pandehurit është një ish-kryeinspektor në bankën qendrore, i cili mund të përballet me një dënim të përjetshëm për marrjen e ryshfetit prej pesë milionë dollarësh.
Mi Lan, e cila ishte president i kompanisë së pasurive të paluajtshme VTP, u arrestua në tetor 2022.

Publikime te ngjashme