Milanoviq: S’ka mundësi teorike që Republika Sërpska të shkëputet nga Bosnja

1 minute, 8 seconds Read

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka deklaruar të premten se ideja që Republika Sërpska të shkëputet nga Bosnja e Hercegovina është e pamundur dhe se nuk ka asnjë mundësi teorike. Ai komentoi gjithashtu Rezolutën për Srebrenicën.

“Republika Sërpska nuk mund të shkëputet nga Bosnja, sepse nuk mundet, sepse nuk do të marrë një vendim të tillë, sepse Beogradi është kundër, etj. Pra, ka shumë zhurmë për asgjë”, ka thënë Milanoviq.

Milanoviqi ka thënë se nuk duhet të ketë kontestime për Srebrenicën pasi aty u dëshmua se pati gjenocid.

“Aty ndodhi një krim i tmerrshëm, të cilin gjykata e quajti gjenocid. Asgjë nuk mund të ndryshojë faktin që një grup vrasësish maniakë vranë mijëra njerëz atje, kështu do të mbetet. Mendoj se është koha ta mbyllim këtë kapitull dhe të fillojmë të jetojmë normalisht”, ka shtuar ai.

Milanoviq ka akuzuar kryeministrin në detyrë Andrej Plenkoviq se nuk e ka konsultuar për rezolutën për Srebrenicën. Ai ka thënë se Plenkoviqi po vazhdon ta shkelë Kushtetutën pasi s’po ndëshkohet.

Asambleja Parlamentare e Kombeve të Bashkuara të enjten [dje] shpalli 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. Për votuan 84 shtete, 19 kundër dhe 68 abstenuan.

Publikime te ngjashme