Ish deputetja e Guxo kërkon nga Kurti që Sveçla të largohet menjeherë nga pozita e ministrit

1 minute, 0 seconds Read

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pas postimit të Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Kica-Xhelili ndër të tjera tha se ”Dyshoj që ka aftësi ta përceptoj veten si ministër të Kosovës e jo ministër partiak, por fatkeqësisht këtë barrë që s’e kupton, e ka. Në këtë segment – ai duhet të largohet nga ajo pozitë menjëherë”.

Postimi:

Ministri i Punëve të Brendshme duhet urgjentisht ta ndale këtë propagandë të maskuar e këtë thirrje të rrezikshme për krizë.

Për çdo shkronjë të statusit të tij ku ndërlidh akterë kosovarë me Serbinë mban përgjegjësi jo vetëm politike por ligjore.

Dyshoj që ka aftësi ta përceptoj veten si ministër të Kosovës e jo ministër partiak, por fatkeqësisht këtë barrë që s’e kupton, e ka. Në këtë segment – ai duhet të largohet nga ajo pozitë menjëherë.

Çka po bën ai sot është kapak i luftës hibride. I nxitjes së përçarjes e urrejtjes. I demolimit demokratik e paqes mbarëshoqërore.

Kjo nuk guxon të jetë rruga e Kosovës.

Publikime te ngjashme