Mehmeti. “..i forti i terrorizon të pambrojturit dhe ku fëmijët vriten e vdesin për një kore bukë..”!

1 minute, 8 seconds Read

Shkruan: Kim Mehmeti

Komentet e ministres belge, Caroline Gennez se “fshatrat palestineze po fshihen nga harta nga ana e Izraelit’ tregojnë se janë pakësuar, por ende ka njerëz!

Mediat thonë se këto komente të ambasadores belge i kanë terbuar dhe shokuar izraelitët.

Dhe si të mos shokohen e tërbohen kur janë mësuar që ndaj terrorit shtetëror Izraelit mbi palestinezët, bota të sillet si e verbër dhe e shurdhër?!

Ndërkaq, ministrja Gennez ka qëndruar pas fjalëve të saja duke shtuar ‘se në muajt e fundit janë shembur në mënyrë sistematike infrastruktura të tilla si ambiente jetese apo shkolla të ndërtuara me financim pjesërisht nga organizatat ndërkombëtare’.

Kjo deklaratë e saj shpalos mëkatin e dyfishtë të atyre që i ‘ndihmojnë’ palestinezët: sa për ta shpërlarë ndërgjegjen e tyre ata i financojnë vendbanimet paletsineze, e që pastaj, për t’i dal hakut, t’i mbyllin sytë kur Izraeli i shkatërron ato!

Dhe në këtë rruzull tokësorë për çdo ditë shtohen ‘palestinat’ ku i forti i terrorizon të pambrojturit dhe ku fëmijët vriten e vdesin për një kore bukë, por pakësohet numri i atyre që e dinë se nuk mjafton vetëm të dukesh i tillë, për të qenë Njeri!

Publikime te ngjashme