Me pankarta në duar serbët në Graçanicë nisin “Marshin për Vidovdanin”

0 minutes, 53 seconds Read

Me pankarta në duar serbët në Graçanicë kanë nisur marshin për festën e Vidovdanit.

Ata përmes këtij tubimi të quajtur “Tubimi i Vidovdanit” janë duke kërkuar lirimin e serbëve të arrestuar për krime lufte dhe dhunë në veri.

Edhe në veri të Mitrovicës, serbët lokalë janë mbledhur për të shënuar festën e cila njihet si “Vidovdani”.

Serbët janë tubuar në sheshin afër urës së lumit të Ibër, ku nga aty ky tubim po monitorohet edhe nga karabinierët italianë.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 11:30 për shkak të një protestë të paralajmëruar në Graçanicë rruga Prishtinë-Gjilan dhe anasjelltas do të bllokohet deri në përfundim të protestës.

Policia përmes një njoftimi ka kërkuar ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik për ta përballuar sa më lehtë situatën që do të paraqitet në qarkullim. /Telegrafi/

Publikime te ngjashme