Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me situatën në veri.
Von der Leyen ka thënë se me Kurtin kanë biseduar për de-eskalimin e situatës në veri dhe kthimin e palëve në dialog, transmeton Telegrafi.
“Bisedova me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti mëngjesin e sotëm. Theksova nevojën urgjente për de-eskalim dhe kthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, tha ajo.
Tutje, ajo ka njoftuar se do të flas edhe me presentin Vuçiq gjatë ditës.
Të hënën u sulmua me granat dore komuna e Mitrovicës veriore, ku u dëmtuan dy vetura. Lidhur me rastin ka reaguar kryeministrin Albin Kurti, i cili ka thënë se Serbia duhet të ndërpresë menjëherë nxitjet për dhunë.
“Mbrëmë ndërtesa e komunës në veriut të Mitrovicës është sulmuar nga dy granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humbasin jetë”, ka thënë Kurti./Telegrafi
Spoke to PM @albinkurti this morning.
I stressed urgent need for deescalation and return to EU facilitated dialogue on normalisation of relations with Serbia.
I will speak to President Vucic later today.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) June 27, 2023