Me një Ippon të bukur, Akili i sjellë një tjetër fitore Kosovës në xhudo!

0 minutes, 28 seconds Read

Ndonëse me shumë mund, Akil Gjakova e ka kaluar pengesën e parë në Grand Slamin e xhudos në Paris.

Në xhiron e dytë të kategorisë deri 73 kg, Akili përballë e kishte xhudistin e Turqisë, Umalt Demirel.

Lufta ishte e fortë dhe shkoi në kohën shtesë. Akili fillimisht mori dy dënime e vetëm më pas nisi të reagoi.

Shumë i nervozuar është parë edhe trajneri i Kosovës, Driton Kuka. Në kohën shtesë, Akil Gjakova ishte më aktiv dhe fitoi me Ippon të cilin e arriti me hedhje të bukur.

Publikime te ngjashme