Lukaku ia mohon fitoren Juventusit në gjysmëfinalen e parë, finalisti i Kupës vendoset në “Meazza”

0 minutes, 32 seconds Read

Juventusi dhe Interi kanë barazuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Italisë.

Rezultati pas 90 minutave të para ishte i barabartë 1:1 në “Allianz Stadium” në Torino, shkruan lajmi.net.

Realizator i golit për Juventusin ishte anësori, Juan Cuadrado i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 83-të.

Baraspeshën dhe epilogun përfundimtar 1:1 e vendosi sulmuesi belg, Romelu Lukaku me golin e minutës së pestë shtesë nga penalltia.

Fituesi i kësaj përballjeje gjysmëfinale luan në finale me fituesin e duelit Cremonese – Fiorentina./Lajmi.net

Publikime te ngjashme