Plas grushti pas ndeshjes Juventus-Inter, shikoni sherrin masiv: “Kacafyetje, përplasje mes lojtarëve, tre kartonë të kuq”

0 minutes, 56 seconds Read

Juventusi dhe Interi kanë barazuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Italisë.

Rezultati pas 90 minutave të para ishte i barabartë 1:1 në “Allianz Stadium” në Torino.

Rëndësia e kësaj sfide ishte e madhe për dy ekipet në fushë, andaj në raste kishte edhe momente të tensionuara.

“Kulmi” i tensioneve erdhi pas përfundimit të ndeshjes kur futbollistët e dy skuadrave u përfshinë në një përleshje.

Gjyqtari kryesor, Massa ndëshkoi me karton të kuq, Romelu Lukakun, Samir Handanoviqin dhe Cuadradon.

Këtë dy të fundit në pamje u panë duke u kacafytur mesvete, ndërsa u desh intervenimi i futbollistëve të tjerë të qetësonin situatën.

Sa i përket lojës, realizator i golit për Juventusin ishte anësori, Juan Cuadrado i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 83-të.

Baraspeshën dhe epilogun përfundimtar 1:1 e vendosi sulmuesi belg, Romelu Lukaku me golin e minutës së pestë shtesë nga penalltia.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në stadiumin “Giuseppe Meazza” në Milano.

Mëposhtë mund ta shikoni momentin./Lajmi.net

Publikime te ngjashme