Loriana Kuka fiton me ippon ndeshjen e parë në Lojërat Olimpike, e mposht sllovenen

0 minutes, 27 seconds Read

Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka ka fituar ndeshjen e parë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Loriana i ka nisur pozitivisht garat në Paris, duke fituan ndeshjen e parë të ditës së sotme dhe duke kaluar në raundin tjetër.

Design Plus Carousel Ad

Pejania në këtë raund mposhti me ippon sllovenen Metka Lobnik në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Në raundin e 1/8-tës, pejania do të ndeshet me ukrainasen Yelyzaveta Lytvynenko.

Vlen të theksohet se në xhudo, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë, ndërsa Laura Fazliu të bronztën./Telegrafi

Publikime te ngjashme